Edhe një kosovar në Bundesliga, sulmuesi Fisnik Asllani e ardhmja e Hoffeinhem

Shtatgjatë dhe vetëm 19 vjecar, Fisnik Asllani me prejardhje nga Kosova ka debutuar të shtunën për Hoffeinhem në fitoren 2:0 ndaj Leipzig.

Futbollisti 19 vjeçar, Fisnik Asllani do t’i bashkohet listët se futbollistëve shqiptar që lanë gjurmë në futboll në kuadër të Ligës Gjermane të futbollit (Bundesliga).

Asllani debutoi te skuadra gjermane, Hoffeinhem ditën e shtune në përballjen që Hoffenheim e zhvilloi kundër Leipzing.

Ishte minuta e 89-të e takimit kur në lojë hyri 19-vjeçari, për tu bërë futbollisti i parë shqiptar që luan për skuadrën e Hoffenheim.

Fisnik Asllani është një futbollist 19 vjeçar që iu bashkua Hoffenheim me 1 qershor të vitit 2020 ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Asllani luan si sulmues dhe është i gjatë 1.88 cm.

Ai u transferuar në drejtim të Hoffenheim nga skuadra e grupmoshave U-19 të Union Berlinit.

Gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, Asllani ishte pjesë edhe e Berlinar Fusball Club për 2 vite, nga 2016 deri në 2018, kur pastaj u transferua në Union Berlin U-19.

Asllani po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U-17. Nga 5 paraqitje ai ka arritur të shënoi një gol.

Në vitin 2019, Asllani kishte marrë ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë dhe i ishte bashkuar atyre në grupmoshat u18.

Mbetët të shihet se si do të vazhdojë karriera e Asllanit te Hoffenheim.