Piramidat në Egjipt | Foto: Wikipedia

Hapet përsëri një nga piramidat misterioze në Egjipt

Piramida e Mbretit Khafre u restaurua kohët e fundit dhe u hap të enjten për vizitorët, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Antikiteteve.

Ndërkohë është marrë vendimi për të mbyllur piramidën e Mbretit Menkaure me qëllim që t`i nënshtrohet restaurimit dhe mirëmbajtjes.

Ky sistem rotacioni është pjesë e planit të Ministrisë për mirëmbajtjen periodike të piramidave të Gizës duke mbyllur një piramidë për restaurimin dhe hapjen e piramidave të tjera për vizitorët.

Restaurimi përfshin mirëmbajtjen e shtegut prej druri dhe shkallëve të piramidës, ndryshimin e sistemit të ndriçimit të brendshëm, forcimin e të gjitha pjesëve të dobëta të korridoreve dhe dhomën e varrimit, si dhe pastrimin e arkivolit të granitit.

Një tjetër piramidë që aktualisht po restaurohet është piramida  Djoser in Saqqara.

Varret dhe monumentet e Egjiptit mund të prishen gradualisht nëse nuk mbrohen mirë.

Ndaj autoritet egjiptiane përpiqen të kufizojnë kohëzgjatjen e vizitorëve në momumente të caktuara.