Gjyqtari me më së shumti penallti të dhëna në Superligën e Kosovës (Foto)

Sezoni vjeshtor në Superligën e futbollit kosovar ka mbaruar pas 17 –xhirove.

Federata e Futbollit e Kosovës, i ka publikuar statistikat për këtë sezon në të gjithë fushat.

E njëra ndër to janë edhe paraqitjet e gjyqtarëve në Superligën e Kosovës.

Gjyqtari i cili ka dhënë më së shumti penallti për sezonin pranveror ka qenë Besfort Kosumi, i cili i ka referuar 10 ndeshje dhe ka dhënë katër penallti.