Arrestohen dy persona në Pejë, kanosën dy gjyqtarë dhe një prokurore në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Pejë dy persona të dyshuar, pasi ata kanë kanosur në Facebook dy gjyqtarë dhe një prokurore.

Sipas Policisë ata kanë bërë komente kanosëse në Facebook ndaj tre viktimave.

Policia thotë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti është raportuar në ora 09:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.