Formacionet zyrtare: Arsenal – Napoli (Foto)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Arsenal – Napoli, e cila do të zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Europa Leagues.

Kjo ndeshje do të fillojë prej orës 21:00.

Për Arsenalin sonte nuk do të paraqitet Granit Xhaka i cili është i lënduar.

Ndërsa Elseid Hysaj, do të jetë në formacionin startues të italianëve.