Llogo e Federates e Futbollit e Kosovës

FFK-ja ndihmon klubet e futbollit me topa

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar në një komunikatë për media se do t’i ndihmoj klubet e Ipko Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Grup-moshave të reja.

Kjo ndihmesë nga ana e FFK-së do të jetë me topa futbolli.

FFK-ja ka bërë të ditur se të martën me 23 tetor nga ora 11:00, do t`u shpërndahen klubeve të Superligës nga 10 topa. Ndërsa nga ora 12:00 nga pesë topa, klubeve të Ligës së Parë.

KALLXO.com, ju sjell komunikatën e plotë të FFK-së:

Njoftim për media

Prishtinë, 22  tetor  2018

Të nderuar!

Federata e Futbollit e Kosovës  me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit nesër më 23 tetor do të shpërndajë topa profesional për klubet e Ipko Super ligës dhe të Ligës së Parë. Ndërsa, në vazhdim do të vazhdojë të mbështesë edhe klubet e Ligës së dytë dhe të grup-moshat e reja.

Kështu që nesër më 23 tetor në orën 11.00 do të shpërndahen nga 10 (Dhjetë) topa për skuadrat e Ipko Superligë dhe

Në orën 12.00 nga 5 (pesë) topa.

Kështu që luten përfaqësuesit e klubeve, që të vijnë në lokalet e FFK-së për të i marrë topat sipas këtij orari të cikur,

Luten edhe mediat që ta ndjekin këtë ceremoni të shpërndarjes së topave.

Me nderime,

Federata e futbollit e Kosovës