Facebook Arrin dy Miliardë Përdorues në Muaj

Rrjeti shoqëror Facebook njoftoi se ka arritur shifrën prej dy miliardë përdoruesve aktivë në muaj
“Sot kremtojmë kthesën e re – tash kemi dy miliardë njerëz, të cilët çdo muaj hyjnë në Facebook”, është bërë e ditur nga Facebook, i cili shifrën prej një miliard e “kremtoi” në tetor të vitit 2012.
“Po përparojmë në lidhjen e botës dhe po e bëjmë botën më të afërt”, ka thënë themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg. Facebook është themeluar në vitin 2004 dhe që nga ajo kojë është shndërruar në gjigant, i cili në tremujorin e parë 2017 shënoi profit prej tre miliardë dollarësh. 21 Media