Dua Lipa gjatë një koncerti. Foto: Dua Lipa/Facebook

Dua Lipa rrëmben tri çmime në Spanjë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka rrëmbyer tri çmime në Spanjë ku fitoi çmimin si artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë.

Lajmin e ka bërë publik vetë Lipa, e cila e ka bërë të ditur lajmin në profilin e saj në Instagram.

“Çfarë nate! Tri çmime! Artistja më e mirë, Albumi më i mirë dhe Kënga më e mirë për këngën ‘New Rules’!!! Faleminderit LOS40Spain për një natë perfekte. Do t’i ndaj me juve nesër disa detaje por për tani…verë!”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.