FOTO- BURIMI - Driton Kuka - Facebook

Driton Kuka ia bën me dije Qeverisë së Kosovës se duhet të ndajnë para edhe për Federatën e Xhudos

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të cilën e mbajti dje, i ndau 500 mijë euro për Federatën e Futbollit të Kosovës, pas suksesit të kësaj të fundit e cila më fitoren ndaj Azerbejxhanit dola e para në Grupin 3 të Ligës D, e cila automatikisht është ngritur në Ligën C.

E për këtë ndarja ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Kuka ka shkruar se ky vendim i qeverisë është i qëlluar, por ka kritikuar qeverinë në mënyrë ironike duke i thënë se Federata e Xhudos ka “buxhet me miliona”.

Pra, më këtë shkrim trajneri i suksesshëm në xhudo, kërkon vëmendje më të madhe nga ana e Qeverisë për këtë sport.

Ky është statusi i plotë i Driton Kukës:

Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli
për rezultatet e arritura.
Vendimi qëlluar dhe me plot meritë.
Vendim ky për sukseset e fundit .
Federata e xhudos ka buxhet me miliona ska nevoj për përkrahje shtesë!!!!