Douglas Costa i Juventusit bën aksident me veturë (Foto)

Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa, sot në mëngjes është përfshirë në një aksident.

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, aksidenti ka ndodhur mes veturës së Douglas Costas e tipit ‘Jeep Cherokee’ dhe një ‘Fiat Punto’.

Ajo që vërehet nga fotot, ‘Fiat Punto’ është dëmtuar më shumë, por pasagjeri është mirë.

Edhe Douglas Costa duket se nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe është mirë me shëndet.