Ilustrim

Disa këshilla ideale që ndikojnë ta largoni pagjumësinë

Shpesh ndodh që ne të jemi zgjuar deri në orët e mëngjesit, përderisa ne jemi shtrirë në krevat dhe mundohemi të gjejmë një prej arsyeve pse nuk po na zë gjumi, ose mendojmë edhe për problemet me të cilat përballemi gjatë ditës atëherë gjumi largohet edhe me shumë.

Por, problem tjetër të pagjumësisë ne e shohim edhe kur pimë kafe ose çaj ose edhe ham ushqim vonë në mbrëmje Për të evituar këtë problem janë disa këshilla që duhet t’i ndjekim për të pasur një gjumë te rehatshëm.

1. Vendosja e alarmit nuk do të thotë veq për tu zgjuar nga gjumi, ta vendosim alarmin 20-30 minuta para gjumit. Këshillen e jep mjeku ekspert, Michael Breus autor i librit “Beauty Sleep: Look Younger, Lose Weight, and Feel Great Through Better Sleep”.

Ai këtë këshillë ua jep te gjithë pacientëve të tij që të vendosin para se te shkojnë në shtrat, kjo shenjë ua kujton se ka filluar procesi i veprimeve qe bëjnë zakonisht njerëzit para se të flenë, si larja e gojës apo përgatitjet e fundit për të nesërmen, dhe kjo duhet te bëhet një rutin për secilin.

2. U përmend me lartë se edhe problemet e ditës janë prej arsyeve pse nuk na zë gjumi deri vonë, po e mira është qe mos të mundohemi të ikim nga këto mendimet pasi që ky veprim arrin të shtojë stresin dhe pagjumësinë më shumë.

3. Të zgjohemi 30 minuta më herët se zakonisht kjo ndikon që ne gjatë ditës të jemi më të freskët dhe kur vie nata ne jemi më të qetë.

4. Konsulta me një psikolog ka ndikim pozitiv që ta mundim pagjumësinë më shpejt.

5. Mos të rrim të shtritë në shtart nëse nuk kemi gjumi, të shikojmë televizion, të lexojmë ndonjë libër ose të bëjmë gjera tjera qetësuese për mendjen tonë, e pas këtyre veprimeve ne mund të flemë më të qetë dhe të bëjmë gjumë sa më të mirë./21Media