Foto: Facebook

Del Piero: Interi është akoma shumë larg Juventusit

Juventusi ka arritur që të shënojë fitore të lehtë ndaj Spalit, me rezultat prej 2-0, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, ndërsa Napoli, ka barazuar me Chievon e Interi e mposhti Frosinonen me rezultat prej 3-0.

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, e tani analist në “Sky Sport”, ka thënë se Interi është shumë largë  ‘Bianconerëve’. Ai gjithashtu ka thënë se Ronaldo ka bërë një ndikim të madh tek skuadra italiane.

“Juventus ka treguar edhe të shtunën se është shumë e fortë. Po bën shumë pak gabime, për të mos thënë asnjë. Inter? Është akoma shumë larg bardhezinjve. Ronaldo? ka patur një ndikim shumë të madh. Ka ndihmuar ekipin të bëjë një hap përpara, veçanërisht në nivelin e shikueshmërisë”, ka thënë Del Piero.

Gjithashtu Del Piero, ka dhënë komplimente për Dybalan, duke thënë se Juventusi ka nevojë për një lojtar si ai.

“Dybala? Kur ka luajtur, ka bërë paraqitje shumë të mira. Nuk besoj se do të kishte probleme në rolin e fantazistit. Mund të pakësohen golat, por është një lojtar që bashkon mesfushën me sulmin, gjë për të cilën Juventus ka nevojë”, ka analizuar Del Piero.

Ish-kapiteni i Juves, ka thënë se Napoli e ka më problem që ta kaloj grupin, pasi është në një grup të vështirë.

“Kush rrezikon më shumë në Champions? Napoli, sepse është në një grup shumë të vë shtirë. Urojmë që të kalojnë të katër italiane, sepse do të ishte një sinjal i bukur për futbollin tonë”, ka përfunduar Alex.