Ben Yedder zëvendësues i Lukakus te Manchester United

Manchester United pritet që shumë shpejtë të mbetet pa sulmuesin belg Romelu Lukaku, i cili duket se ka vendosur të transferohet te skuadra e Interit në Itali.

United është duke shikuar menjëherë që ta gjej zëvendësuesin e tij.

Sipas gazetës “La Colina de Nervion”, United e ka gjetur zëvendësuesin e Lukakus.

Ai është sulmuesi i Sevillas Ben Yedder.

Sulmuesi francez Ben Yedder, pritet t’i kushtoj Unitedit 40 milionë euro, aq sa e ka klauzolen e lirimit.