Aubamyeang te Manchester Unitedi e Lukaku te Interi, ky është plani i United

Manchester United është duke kërkuar që të transferoj sulmuesin e Arsenalit Pierre- Emerick Aubameyang.
Aubameyang mund t’ia hapë rrugën Romelu Lukakus që të trasnsferohet te skuadra e Interit.

Edhe Unitedit po i konvenon kjo marrëveshje, pasi me parat që do t’i fitonte nga shitja e Lukakus do ta blente sulmuesin nga Gaboni.

Këtë e konfirmon “Corriere dello Sport dhe Calciomercato.com”.

Aubameyang prej transferimit të tij në Arsenal i ka shënuar 22 gola në 36 ndeshje në Premierligë.
Kurse, Romelu Lukaku nuk e ka pasur një sezon të mirë në United dhe dëshiron ndërrim të ambientit.