Bayern shënon fitore të lehtë ndaj Hannoverit (VIDEO)

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Hannoverit në kuadër të xhiros së 32-të në Bundesligë.

Bavarezët e nisën mirë ndeshjen, pasi në minutën e 27’ kaluan në epërsi me golin e Lewandowskit.

Në minutën e 40’ mesfushori gjerman Goretzka e dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë Hannover e ngushtoi epërsinë në minutën  e 51’ me Jonathasin.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Ribery në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munich pozicionohet në vendin e parë me 74 pikë.

 

Për t’i parë golat klikoni KËTU.