Bayern e ‘shkel’ Mainzin, James shënon hat-trick (Foto)

Bayern Munich e ka mposhtur Mainzin me rezultat të thellë 6-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Bundesligë.

Lojtari i ndeshjes ishte kolumbiani James Rodriguez me tre gola.

Bayerni e nisi furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 3’ me Lewandowskin.

James Rodriguez e dyfishoi epërsinë në minutën e 33’.

Në minutën e 39’ Coman e trefishoi epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë bavarezët i shënuan edhe tre gola.

James Rodriguez i shënoi edhe dy gola në minutat 51’ dhe 55’.

Golin e fundit e shënoi Davies në minutën e 70’.

Bayern Munich pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e parë me 60 pikë, aq sa ka edhe Dortmundi.