Barcelona vazhdon me fitore, Messi përsëri shënon gol (Foto)

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Gironas, me rezultat 2-1, si mysafir në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

‘Blaugranët’ e nisën mirë pjesën e parë duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me mbrojtësin e krahut të djathtë Nelson Samedo.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë për Barcën u bë ndeshja më e lehtë pas ndëshkimit me karton të kuq të Espinosas të Gironas.

Barca e shfrytëzoi epërsinë numerike duke e shënuar golin e dytë të epërsisë me Lionel Messin.

Goli i sotëm i Messit, është i 19-ti në këtë sezon, duke e bërë golashënuesin më të mirë të ligës.

Pas kësaj fitore Barcelona e ruan vendin e parë me 49 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë.