Foto: Facebook

Barcelona e mund me lehtësi Interin (Foto)

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të lehtë ndaj klubit italian – Interit, të cilin e mposhti me rezultat 2:0.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit B të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Për katalanasit mjaftoi nga një gol në secilin pjesë që t’i rrëmbejë tri pikët e radhës.

Rafina realizoi golin e parë në minutën e ’32 pas një asistimi maestral nga Luis Suarez.

Pjesa e dytë nisi me një tempo të lartë, por u desh të pritej minuta ’83 për ta parë golin e dytë, të cilin e realizoi Jordi Alba.

Pas kësaj fitore Barcelona përforcohet në vendin e parë me nëntë pikë, ndërsa Interi është në të dytin me gjashtë.

 

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha rezultatet nga tetë ndeshjet që janë zhvilluar në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.