Ballkani përforcohet me ish-sulmuesin e Feronikelit (Foto)

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, sot e ka prezantuar përforcimin e ri.

Ai është sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani.

Magani vjen te skuadra suharekase si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit u largua nga Feronikeli, me të cilën skuadër e fitoi Superligën dhe Kupën e Kosovës.

Magani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të klubit për nënshkrimin e Maganit:

“Në përpjekje të vazhdueshme për konsolidim të skuadrës, në veçanti të sulmit para pak çastesh FC Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin këmbëshpejtë Artur Magani.

Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës KF Feronikeli.

Na prift e mbara.”