Foto: Facebook

Ballkani e befason Llapin në Podujevë (Foto)

Ballkani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0.

Fitorja e sotme e Ballkanit padyshim që është befasia e xhiros së 13-të, pasi para ndeshjes llapjanët janë konsideruar si favorit absolut.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Durim Gashi, në minutën e ’70, pas një gabimi të mbrojtjes.

Pas kësaj humbje Llapi përsëri qëndron në pozitën e tretë me 23 pikë, por e ka Dritën mbrapa me vetëm një pikë më pak.

Ndërsa Ballkani me fitoren e sotme i ka grumbulluar 18 pikë dhe ka dalë nga zona e barazhit, pra në vendin e tetë.