Arbër Zeneli zgjidhet lojtari i muajit te Reims (FOTO)

Sulmuesi anësor i Stade de Reims, Arbër Zeneli është zgjidhur lojtari më i mirë i muajit mars te skuadra franceze.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në Facebook.

Arbër Zeneli ka shkëlqyer me Reimsin duke i shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë, duke treguar formë të lartë edhe me skuadrën, pas formës të mirë me Kombëtaren e Kosovës.

Zeneli u transferua te Reims nga skuadra e Heerneveenit për 5.4 milionë funta.