Kosovë - Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arbër Zeneli thotë se e jep maksimumin në çdo ndeshje të Kosovës  

Kosova ka vazhduar me rezultate të dobëta duke humbur me rezultat 0-1, nga Sllovenia, në kuadër të Grupit 3, në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka thënë se e jep maksimumin në çdo ndeshje, por ndonjëherë nuk funksionojnë gjërat.

“Në çdo lojë e jepi maksimumin, nganjëherë funksionon e nganjëherë jo. Sot u mundova të jap më të mirën. Normal që mundemi të ngrihemi. Kemi skuadër shumë të fortë. E kemi pak të vështirë të japim gola, por kështu e ka futbolli. Por duhet të punojmë”, ka thënë Zeneli.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Greqisë, më 14 tetor.

Kosovë – Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com