Anthony Martial edhe për 5 vite te Manchester United (Foto)

Sulmuesi francez Anthony Martial, do të qëndroj te Manchester United edhe për pesë vite.

Manchester United ka njoftuar se Martial, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Unitedin deri në vitin 2024.

Martial u trasnferua nga Monaco në Manchester United në vitin 2015, ku deri tani i ka bërë 162 paraqitje duke i shënuar 46 gola.

Ai debutimin me Manchester Unitedin e ka bërë në shtator të vitit 2015, kundër rivalit të përbetuar të Unitedit, Liverpool.