Llogo e Federates e Futbollit e Kosovës

7 klube licencohen për garat e UEFA-s 

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se janë licencencuar shtatë klube për garat e UEFA-s, që janë Europa League dhe Liga Kampionëve.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 2 maj deri me datë 10 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 7 klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-së, për edicionin 2019/2020 duke marrë vendim që 7 klubeve kosovare t’u jap licenca.

Këto klube janë:

KF Feronikeli,
FC Prishtina,
FC Llapi
KF Drita,
KF Trepça 89
KF Ballkani dhe

KF Gjilani

Procesi i licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020 ka filluar që nga 1 shkurti.