17 vjeçarja Mrika Nikqi, shqiptarja e parë që pushton majën e Antarktikut (Foto)

Alpinistja Mrika Nikqi dhe babai i saj Arianit Nikqi e kanë pushtuar majën më të lartë të Antarktikut.

Më 16 dhjetor, në orën 21:30, ata janë ngjitur në majën Mount Vinson,  ku moti ishte i acartë dhe i ftohtë ekstrem në kontinentin e akullt.

Sipas njoftimit të “Mrika Seven Summits”, për herë të parë në këtë maje janë ngritur flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të “Mrika Seven Summits”:

LAJM I NXEHTË NGA ANTARKTIKU I AKULLT!

17 vjeçarja Mrika Nikqi, bëhet shqipëtarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianit Nikqi , në ekspediten e radhës, pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.
Me dt. 16.12.2018, ne ora 21:30, ata ngjiten majen Mount Vinson, 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.
Për herë të parë ngritet flamuri i kombit dhe Kosovës në këtë kontinent.
Ju jemi falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Detaje tjera do t’ju japim shumë shpejtë, kur Mrika dhe Arianiti të jenë në kampin bazë.
#mountains #happy #sevensummits #shbgjeravica