Gjykata Themelore në Pejë - Foto: KALLXO.com

Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Personi i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi është liruar sot nga paraburgimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“Nga Prokuroria nuk ka pasur propozim për vazhdim të paraburgimit. Sipas vendimit të fundit sot i ka përfunduar masa e paraburgimit. Është liruar për me u mbrojtë në liri” –ka thënë Zhuti.

Më 30 shtator, alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës.

Pas publikimit të videos, Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B. dhe më pas Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Dyshime për sulm seksual, publikohet videoja e sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikqi në Pejë (VIDEO)