Moti sot më i ngrohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.