Moti në Kosovë, i paqëndrueshëm e vende-vende me shi

Në dy ditët e ardhshme, në shumicën e vendeve do të bien nga 20 në 30 litra për metër katror në 24 orë, e diku-diku më shumë.

Temperatura e mëngjesit do të jetë 14 deri 19 gradë, kurse ajo më e larta e ditës nga 23 gradë në veri dhe perëndim deri në 28 gradë në jug dhe në lindje.

Në Kosovë gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të jetë mot me re , i ndryshueshëm, vende-vende me shi të percjellë me gjëmime, kryesisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Temperatura ditore do të jetë rreth vlerave mesatare për dekadën e tretë të korrikut, nga 26 në 29 gradë.

Ndryshimi i motit mund të ndikojnë negativisht në shumicën e pacientëve kronikë, dhe kujdes është veçanërisht i këshilluesëm për pacientët kardiakë dhe ata astmatikë.

Reaksione të mundshme meteoropatike manifestohen si dhimbje e kokës, dhimbje reumatike dhe nervozizëm./21Media