Misteri si vdiq vajza35 vjeçare operacionit në Gjakovë

Emisioni Drejtësia në Kosovë, këtë javë transmetoi rrëfimin e Zymer Lulashit nga Gjakova dhe dyshimet e tij për vdekjen e vajzës së tij pas një operacioni.

Lulashi për Drejtësia në Kosovë ka thënë se vajza e tij ishte shtruar në spital pas një alivanosjeje ndërsa kishte vdekur pas një operimi.

Zymer Lulashi thotë se edhe pse rasti ishte një urgjencë, ai kishte pritur një orë për të gjetur një veturë për ta transferuar të bijën në QKUK.

“Më tha po, masnej e ka marrë e ka përgatit, 1 orë nuk ka pasur veturë të spitalit me qu çikën për Prishtinë, çika ka qenë pa vetëdije. Ka ardh, doktoresha, tekniku, edhe ata një orë kanë prit se ska pas kerr për Prishtinë Edhe më në fund e kem pru në Prishtinë, e kanë marrë e kanë dërgu në kujdestari”, tha ai.

Ai madje shtoi se e kishin pyetur se nga çka ishte bërë operacion Dëshira Lulashi, e Zymer Lulashi iu kishte përgjigjur doktorëve të QKUK-së se nuk e dinte as vetë.

“Fjalën e parë që më kanë pyet, për çka është operuar dhe ju kam thënë se nuk e di, për sa di unë veç qekaq më kanë thënë asnjë send tjetër. Më kanë pyetur (QKUK) a ke dokumente i kam thënë se skam asnjë dokument dhe më janë drejtuar se si ka mundësi që me u kry operacioni  pa e ditur se çka ka dhe unë prapë ju kam përgjigjur se nuk di asgjë, unë e kam pyet doktorin. Ai më tha se i  vjen shumë keq po na do të mundohemi çdo gjë më kthy në jetë por kjo është thuajse e vdekur”, tregon tutje Zymer Lulashi.

Babai i Dëshira Lulashit tregon se si të nesërmen vajza i kishte vdekur në mëngjes.

‘’Janë munduar në të gjitha mënyrat, por nuk kanë mundur me kthy në jetë ma”, përfundon rrëfimin e tij Zymer Lulashi.

Doktorët në Gjakovë nuk kanë pranuar të japin sqarime për rastin duke thënë se me lëndën është duke u marrur oda e mjekëve

www.kallxo.com

 

26 Maj 2019 - 22:08

Adelina Ahmeti 26/05/2019 - 22:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend