Ministri Bytyqi paralajmëron bursa për studime në Itali

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi paralajmëron ndarjen e bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Universitetin e Camerinos në Itali.

Ai thotë se kjo është bërë e mundur përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të cilën e ka nënshkruar me rektorin e këtij universiteti.

“Bashkë me rektorin Pettinari kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Camerinos. Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë.”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.