Minibusi godet për vdekje një 11-vjeçar në Mitrovicë

Një fëmijë është goditur për vdekje nga një minibus në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahitit, në këtë aksident ka humbur jetën një 11-vjeçar, i cili është goditur nga një minibus.

Rasti, sipas Zahitit, ka ndodhur në fshatin Lushtë rreth orës 15:15.

“Shoferi është dërguar në mbajtje”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë.