Zoran Zaev në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia miratoi ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, raporton ALSAT-M.

Ndërkohë siç raportoi gazetari i ALSAT-M nga Kuvendi, gjatë ditës së nesërme pritet që qytetareve t’ju drejtohet kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese. Situata para Kuvendit është e qetë dhe pa incidente.

11 Janar 2019 - 19:22

Kallxo 11/01/2019 - 19:22
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend