Liverpool Shkel City-n, Roma Bën Befasinë

Roma ka bërë befasinë e këtij viti në Ligën e Kampionëve pasi që eleminoi njërën ndër skuadrat pretendente për të fituar Ligën e Kampionëve, Barcelonën.

Romakët, të cilët ishin mposhtur 1-4 në ndeshjen e parë në Spanjë, kthyen rezultatin dhe u kualifikuan tutje në Ligën e Kampionëve.

Edin Dzeko ne minutën e 6 shënoi golin e parë për ekipin e tij. Pastaj ishte mesfushori De Rossi që shënoi për 2-0 dhe kualifikimin romakëve ua siguroi Manaloas pasi që shënoi në minutën e 82 të ndeshjes.

Në anën tjetër Liverpool e mposhti Manchester Cityn në shtëpi me rezultat 1-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1.

City e nisi lojën në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë me anë të Gabriel Jesus.

Me të filluar pjesa e dytë Liverpool heshti stadiumin “Etihad”, duke realizuar golin e barazimit. Kush tjetër pos Mohamed Salah arriti ta dërgonte topin në rrjetë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutën e 77-të erdhi edhe nokauti për Cityn, pasi Liverpool arriti të realizonte golin e dytë.

Këtë herë realizoi Roberto Firmino.

Dy gjysmëfinalistët e radhës do të mësohen në ndeshjet e nesërme mes Real Madrid-Juventus dhe Bayern Munich-Sevilla./21Media