Vjedhja e naftës, të dyshuarit kapen në flagrancë

Tre burra janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se kanë vjedhur derivate.

Policia njofton se ata janë zënë në flagrancë dje në një pompë derivatesh në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.