Vdekja e të kërkuarit nga ShBA, Prokurorja takohet me zyrtarët e ambasadës amerikane

Vdekja e të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Binak Gjergjaj ka bërë që prokurorja e rastit Valbona Haxhosaj të takohet me zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

KALLXO.com mëson se prokurorja Haxhosaj ka lëshuar një seancë në të cilën ishte duke marrë pjesë nën arsyetimin se zyrtarë të ambasadës kanë kërkuar një takim me të.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se temë diskutimi mes prokurores Haxhosaj dhe zyrtarëve të Ambasadës Amerikanë në Kosovë është vdekja e të paraburgosurit apo  të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij në Michigan të ShBA-së, i ciki ka vetë varur vetën mëngjesin e sotëm.

I njëjti pritej të ekstradohej në ShBA për veprën që dyshohet se ka kryer.

KALLXO.com gjithashtu ka kontaktuar edhe me vetë prokuroren por e njëjta nuk ka pranuar të konfirmoj takimin duke thënë se duhet të kërkojmë informata në zyrën e informimit të Prokurorisë Themelore në Pejë.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së sotme për vdekjen e të paraburgosurit Gjergjaj.

I njëjti mëngjesin e sotëm ishte gjetur i vetë varur me qarqaf në banjë.

Një person gjendet i vdekur në qendrën e paraburgimit

Prokuroria konfirmon vdekjen e të paraburgosurit në Pejë

I kërkuari nga ShBA dyshohet se u vetëvar në burgun e Pejës