Një person gjendet i vdekur në qendrën e paraburgimit

Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. I njëjti është arrestuar dhe po mbahej në paraburgim për një vrasje që dyshohet që e ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të KALLXO.com tregojnë se i burgosuri B.Gj ka qenë person i kategorizuar me rrezikshmëri të lartë dhe i njëjti ka qenë në pritje të ekstradimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprës penale që dyshohet që kishte kryer në Michigan.

KALLXO.com mëson se i njëjti është gjetur mëngjesin e sotëm në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.