Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria konfirmon vdekjen e të paraburgosurit në Pejë

B. Gj rreth të 50-tave, është vetëvrarë mëngjesin e sotëm me çarçaf në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i cili tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetëvarur. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit lidhur me kërkesën për ekstradim për SHBA”, ka thënë Nikçi.

KALLXO.com raportoi për vetëvarjen e të burgosurit.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se B. Gj pritej të ekstradohej për në SHBA, për shkak të akuzës për një vrasje në këtë shtet, më saktë në Michigan.

Ai akuzohej se e kishte vrarë gruan e tij.