Rrahje për pronë në Suharekë

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy persona të tjerë, një grua dhe një burrë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë mbrëmjen e kaluar, ku sipas policisë shkak i sulmit ka qenë një çështje pronësore.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga sulmi i të dyshuarit.

Të dy të sulmuarit kanë marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.