foto: Ilustrim

Rrahje në Viti, i dyshuari kapet duke kaluar kufirin

Policia ka arrestuar një person në Viti gjatë ditës së djeshme.

Të njëjtit kanë sqaruar se arrestimi erdhi pasi që i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën, e ka goditur viktimën duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është ndaluar në pikën e kufirit duke tentuar ta kalojë kufirin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.