Prishtinë - aktakuzë për tre vepra penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për tre vepra penale kundër katwr të pandehurve B.R., I.B., M.E., dhe L.L.

Në njoftim thuhet se veprat e dyshuara penale janë: ushtrim të ndikimit, keqpërdorim i pozitës dhe shpëlarje e parasë.

Prokuroria njofton se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.R, ka kryer veprat penale, ushtrim i ndikimit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar shpëlarje e parasë.

Ndërsa për të pandehurit I.B, L.L dhe M.E, është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, thuhet në njoftim.

Në aktakuzë, është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë.

Në konfiskimin e pasurisë bënë pjesë vetura të tipit ”Audi” F2 S7 Sportback, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2019, e cila gjatë fazës së hetimit ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale nga i pandehuri B.R.