Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve për rrahje për pronë në Rahovec

Prokuroria e Gjakovës njofton se ka bërë kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit  prej 30 ditësh kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

“Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta, shufra hekuri dhe druri, grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh.N.

KALLXO.com ka raportuar dje për rrahjen në komunën e Rahovecit.

Rahovec – Rrahje masive në mes familjarëve