Ilustrim

Rahovec - Rrahje masive në mes familjarëve

Një rrahje mes 15 personave është raportuar në stacionin policor mbrëmë në Rahovec, në rrugën “Haxhi Sharku”.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se të gjithë personat janë familjarë mes vete, por që jetojnë ndaras.

“Në rrahje janë përfshirë 15 persona, 3 persona janë ndalë në spitalin e Gjakovës për trajtim të mëtutjeshëm, të tjerët janë liruar për në shtëpi. Sipas mjekëve, gjendja është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Podrimaj për Kallxo.com

Në këtë rrahje ishin përshirë edhe tri gra. Ndërsa pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë 6 persona.

Policia thotë se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes pronësore në mes tyre.