Prokuroria jep detaje për plagosjen në Deçan

KALLXO.com para pak minutash ka raportuar për një plagosje në Deçan.

Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për KALLXO.com se si pasojë e një përleshje përball stacionit policor në Deçan, një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër.

Ai tha se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Nikçi shtoi se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është ndaluar në drejtim të veprës penale vrasje në tentativë.

“Prokurori kujdestar i krimeve të rënda bashkë me njësitet policore relevante ka marrë të gjitha veprimet për ndriçimin e kësaj çështje penale”, tha Nikçi për KALLXO.com