Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje, pesë vite ishte në arrati

Policia rajonale në Prizren ka arrestuar një person i cili po kërkohej që pesë vite pasi ishte në arrati.

Sipas Policisë, i njëjti është kërkuar për vjedhje të rëndë.

“I dyshimti L. Sh. i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për 8 fletarreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, siç njofton Policia, i dyshuari dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.