Ilustrim

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në një market

Tre të dyshuar janë arrestuar nga policia të dyshuar se kanë vjedhur sende në vlerë të konsiderueshme në një market.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Veternik” Prishtinë, kurse katër të dyshuar janë arrestuar me 3 nëntor, nën dyshimin se tre prej tyre kanë kryer vjedhje sendesh në vlerë të konsiderueshëm në një market.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar tri shtëpi, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pistoletë me 45 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.