Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës i ka shqiptuar 1055 gjoba trafiku në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 14 aksidente me të lënduar dhe janë shkaktuar 33 aksidente pa të lënduar.

Po ashtu ata kanë njoftuar se janë arrestuar 18 persona dhe 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje.