Këta janë gjyqtarët e Themeloreve që synojnë postin e anëtarit në KGjK

Gjyqtarët e shtatë Gjykatave Themelore të Kosovës kanë filluar votimin për zgjedhjen e anëtarit gjyqësorë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Katër kandidatë nga shtatë Gjykatat Themelore synojnë postin e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Gjyqtarët që janë në garë për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës janë: Burim Emerllahu, nga Gjykata e Ferizajt, Mentor Bajraktari, nga Gjykata e Gjakovës, Avni Mehmeti, nga Gjykata e Mitrovicës dhe Venhar Salihu, nga Gjykata e Gjilanit.

Këta kandidatë synojnë votat nga 291 gjyqtarë të Gjykatave Themelore të Kosovës.