Emrat që u lanë jashtë Kryesisë së LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë.

Në mesin e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emrat e disa prej figurave të vjetra të kësaj parie si: Agim Veliu, Ismet Beqiri, Skender Hyseni e të tjerë.

Po ashtu, për dallim nga zgjedhjet e kaluara të Kryesisë, nga lista e anëtarëve janë hequr; Lutfi Zharku, Safet Kamberi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi dhe Brikenda Kryeziu.

Në listën e anëtarëve nuk është as emri i Faton Bislimit, të cilit s’iu lejua kandidimi për kryetar partisë në Kuvendin e sotëm zgjedhor të LDK-së.

Vendimin ndaj tij, Bislimi e pati quajtur anti-statutar.

Emrat e rinj të inkuadruar në kryesinë e re janë: Alush Gashi, Berat Rukiqi, Visar Azemi, Visar Berisha, Ruzhdi Shehu, Mirjeta Kalludra, Izet Sadiku, Ema Nikçi Rexha, Behgjet Xheladini, Besnik Osmani dhe Florian Dushi.

Në krye të partisë është Lumir Abdixhiku, ndërsa nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri.

Sekretar i Përgjithshëm është rizgjedhur Imri Ahmeti ndërsa Sokol Haliti është zgjedhur sekretar për degë me jashtë.

Forumin e Gruas do të drejtojë Jehona Lushaku Sadriu. Nga viti 2021 këtë forum e kishte drejtuar Lirije Kajtazi. Ndërkohë që Paris Guri do të jetë kryetar i Forumit Rinor.

LDK zgjedh kryesinë dhe nënkryetarët e partisë – Kjo është përbërja