Gjykata merr vendim për rojtarin e pyjeve të Fushë Kosovës

 

Agim Shishani, rojtar i pyjeve të Fushë Kosovës, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Prishtinës në akuzat e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I njëjti akuzohej nga Prokuroria se në cilësinë e rojtarit të pyjeve, për rajonin e Fushë-Kosovës nga muaji janar deri në muajin gusht të vitit 2017, nuk e ka kryer obligimin e tij për t’i ruajtur pyjet në Gospojë dhe Grabovc, ku kishte ndodhur prerja ilegale e pyjeve në dëm të përgjithshëm prej 478,93 metër kub, në vlerë prej 43,103.70 euro.

Gjykata e Prishtinës sot dha vendimin me të cilin e liroi nga akuza Agim Shishanin, rojtarin e pyjeve të rajonit të Fushë Kosovës, për shkak se nga asnjë dëshmi nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shpallja e aktgjykimit shfajësues ndaj rojtarit të pyllit, Agim Shishani

I akuzuari s’vjen në gjykatë, mendon se gjykimi mund të zhvillohet pa të

.