Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë - Rojtari i pyjeve akuzohet për dëmin mbi 40 mijë eurosh në malet e Gospojës dhe Grabovcit

Gjykimi ndaj Agim Shishanit, rojtarit të pyjeve për zonën e Fushë Kosovës, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Prishtinës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Shishani akuzohet pasi në cilësinë e rojtarit të pyjeve, për rajonin e Fushë-Kosovës nga muaji janar deri në muajin gusht të vitit 2017, nuk e ka kryer obligimin e tij për t’i ruajtur pyjet në Gospojë dhe Grabovc, ku ka ndodhur prerja ilegale e pyjeve në dëm te përgjithshëm prej 478,93 metër kub më vlerë prej 43,103.70 euro.

Shkak për shtyrjen e seancës së stome ishte agjenda e dyfishtë e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.

Anëtari i trupit  gjykues Lutfi Shala, duhet të merrte pjesë te gjykimi për terrorizëm deklaroi gjykatësja e rastit Naime Krasniqi Jashanica.

Seanca e radhës për këtë gjykim është caktuar për datën 13 dhjetor.

I akuzuari s’vjen në gjykatë, mendon se gjykimi mund të zhvillohet pa të

 

.